Shoqata Sindikale e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Shoqata Sindikale e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Me datën 18.05.2023 u mbajt takimi i rradhës i Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Mbledhja ishte thirrur me kërkesë të kryetarit të Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Msc. Abedin Sadrija. Kryetari Sadrija pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoj edhe rendin e ditës që u miratua nga të gjithë anëtarët.

Për rend dite kryetari Sadrija propozoi këto pika;

1.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.    Raport i kryetarit në dorëheqje;

3.    Zgjedhja e kryetarit pas dhënies së dorëheqjes;

4.    Të ndryshme.

Pas miratimit të proceverbalit, kryetari Abedin Sadrija në pikën e dytë dha një raport të dorhëheqjes, njëkohësisht duke i falënderuar të gjithë anëtarët e sindikatës për besimin dhe bashkëpunimin.

Te pika e tretë, zgjedhja e kryetarit të ri, përkrahjen e mori z. Jeton Plava me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm.  

Kryetari i ri i Sindikatës së UFAGj z. Plava i falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e tyre që ai të udhëheqë më tutje në mbrojtje të interesave dhe të të drejtave të tyre.

Sindikata e UFAGj deri më tani numëron rreth 44 anëtarë.

Article Gallery

tp-bottom