Me rastin e përvjetorit të vrasjes së profesor Fehmi Aganit, U.D. rektori Hashani ka rikujtuar veprën dhe kontributin e tij

Me rastin e përvjetorit të vrasjes së profesor Fehmi Aganit, U.D. rektori Hashani ka rikujtuar veprën dhe kontributin e tij

Sot, 24 vjet më parë, forcat paramilitare dhe militare serbe shuan nga jeta kolosin, sociologun, politikanin, profesorin dhe akademikun Fehmi Agani.

Profesori Agani, ishte ndër pionierët e parë për rrugëtimin tonë të përbashkët demokratik për liri, pavarësi dhe shtetësi të Kosovës.

Jemi krenarë që sot si tempull i dijes, si Universitet, mbajmë emrin e të madhit Fehmi Agani, të cilit i përkulemi për kontributin dhe meritat e tij dhënë në sferën: kombëtare, politike, kulturore, edukative dhe sociale.

Profesor Agani ishte, është dhe do të mbetët ikonë e madhe në galerinë kombëtare të popullit shqiptarë.

Përherë në kujtim të profesorit Fehmi Agani.

 

Lavdi!

tp-bottom