Prorektoret e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Konferencën e XV Shkencore Ndërkombëtare në Ulqin

Prorektoret e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Konferencën e XV Shkencore Ndërkombëtare në Ulqin

Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin (IKSZH) në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani“, Komunën e Ulqinit, Universitetin e Mesdheut, Universitetin e Qipros, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ etj, bashkëorganizuan Konferencën e XV Shkencore Ndërkombëtare në qytetin e Ulqinit në datë 28 prill 2023.

Temat kryesore të konferencës ishin: “ANALIZA E MUNDËSISË SË DALJES NGA KRIZA GLOBALE ENERGJETIKE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR" dhe "PËRGJEGJËSITË INSTITUCIONALE PËR RUAJTJEN DHE AVANCIMIN E GJUHËVE DHE LETËRSISË"

Prorektoret Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, përfaqësuan Universitetin “Fehmi Agani” me disa prurje të reja në fushën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve te huaja.

Vlen të theksohet që Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (IKSZH) në Ulqin është një shoqatë e shkencëtarëve dhe profesionistëve me tituj adekuat shkencorë dhe me profil të merituar akademik, të cilët tradicionalisht janë të angazhuar në qasjen dhe avancimin e çështjeve sociale nga këndvështrimi shkencor.

Article Gallery

tp-bottom