U.d rektori Zeqir Hashani pret në takim përfaqësuesit e Caritasit zvicëran ku nënshkruan memorandum mirëkuptimi

U.d rektori Zeqir Hashani pret në takim përfaqësuesit e Caritasit zvicëran ku nënshkruan memorandum mirëkuptimi

U.d. rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka pritur në takim përfaqësuesit nga Ojq Ndërkombëtare CARITAS me seli në Kosovë, znj. Gjylbehare Llapi - Menaxhere e projektit dhe zyrtari Albert Bakalli.

Në këtë takim është nënshkruar memorandum mirëkuptimi në mes të UFAGj përkatësisht Fakultetit të Edukimit i përfaqësuar nga Dekani Ilir Kelmendi dhe CARITAS, për projektin e përbashkët “Avancimi i përbashkët i trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë-TAKE”.

Caritas-i i Zvicrës është duke e zbatuar projektin TAKE me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor në Kosovë. Bazuar në analizën e nevojave dhe në vlerësimin e plotë, Caritas zhvillon projektin duke përfshirë punën si me edukatorët para shërbimit, ashtu edhe me edukatorët gjatë shërbimit, si dhe me institucione të tjera relevante lokale.

U.d. rektori Zeqir Hashani falënderoi drejtorin e Caritas për Kosovë z. Gerhard si dhe znj. Llapi për bashkëpunimin e ngushtë dhe punën profesionale deri te nënshkrimi i këtij memorandumi si dhe uroi suksese të përbashkëta.

Article Gallery

tp-bottom