Universiteti “Fehmi Agani” pret në vizitë delegacionin nga Universiteti Drake i IOWA-s në Shtetet e Bashkuara

Universiteti “Fehmi Agani” pret në vizitë delegacionin nga Universiteti Drake i IOWA-s në Shtetet e Bashkuara

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani”, i përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm znj. Linda Dula-Halilabazi dhe z.Denis Spahija Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, pritën për vizitë delegacionin nga Universiteti Drake i IOWA-s në Shtetet e Bashkuara.

Në përbërje të këtij delegacioni ishin Michael A. Couvillon, Maria Rohach dhe Mathew Hayden, të cilët përgëzuan menaxhmentin e UFAGj-së, për punën dhe të arriturat e këtyre 10-të viteve të ekzistimit si universitet më vete.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e stafit akademik, hulumtuesve dhe ekspertëve të tjerë, hulumtimin e projekteve të përbashkëta, konferenca dhe seminare të përbashkëta, programe të përbashkëta kulturore dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e IOWA-s ishin mjaftë të interesuar për programet e studimit që ofron Universiteti “Fehmi Agani”, ku panë edhe mundësi të shumta për bashkëpunim ndërinstitucional.

Article Gallery

tp-bottom