6 anëtarët e klubit letrar të UGJFA morën pjesë në programin kulturor "Ditët Naimiane" në Përmet të Shqipërisë

6 anëtarët e klubit letrar të UGJFA morën pjesë në programin kulturor "Ditët Naimiane" në Përmet të Shqipërisë


Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”, me ftesë nga “Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri” me datë 24-25-26 maj 2018, 6 anëtarë të klubit u mirëpritën nga kryetari i shoqatës Tomor Kotorri dhe anëtarët e saj Belul Hasanbeliu e Bardhyl Buba ku morën pjesë në Programin Kulturor “Ditët Naimiane”, me ç’rast u njohën me vendlindjen e vëllezërve Frashëri dhe me kulturën e tyre, me krijimtarinë e tyre letrare, e më pas u veçuan kontributet e tyre si nga këndi letrar ashtu edhe kombëtar. 
Fillimisht bënë homazhe tek bustet e Vëllezërve Frashëri dhe vizitë në Shtëpinë Muze, pastaj programi vazhdoi me Poetekën Frashër dhe përfundoi me Konferencë Shkencore ku morën pjesë profesorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.


Article Gallery

tp-bottom