Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 20 shkurt 2023 (e hënë), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Harmonizimi i rregulloreve ekzistuese mbi të ardhurat personale për staf akademik dhe administratë në harmoni me legjislacionin në fuqi;
- Plotësimi dhe harmonizimi i Rregullores së Këshillit Botues në kuadër të UFAGJ;
- Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues;
- Të ndryshme
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.