Konstituohet Parlamenti Studentor dhe Këshillet e Studentëve në fakultetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Konstituohet Parlamenti Studentor dhe Këshillet e Studentëve në fakultetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në pajtim me Rregulloren mbi Zgjedhjet Studentore, me prezencën e Sekretares së Përgjithshme të Universitetit “Fehmi Agani”, znj. Linda Dula-Halilabazi dhe të zyrtarit Arianit Kupa, sot është mbajtur mbledhja me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore fituese të dala nga zgjedhjet e 1 marsit. Me këtë rast Komisioni Qendror Zgjedhor konstituoi Parlamentin Studentor dhe Këshillet e Studentëve në fakultetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Kryetar i ri i Parlamentit Studentor është zgjedhur Lirigzon Goçaj, ndërsa Sekretare e Parlamentit Studentor, Diellza Ukshini.

Për kryetare të Këshillit të Fakultetit të Edukimit, besimin e mori Erza Thaqi, ndërsa sekretare Arlinda Berishaj.

Këshilllin e Fakultetit të Filologjisë do ta udhëheqë Hana Duraku, kurse Sekretar Shëndrit Smajli.

Për Këshillin e Fakultetit të Mjekësisë u zgjodh kryetare Eurolinda Lushaj, ndërsa Sekretar Ejup Xhafiqi.

Për Këshillin e Fakultetit të Shkencave Sociale, kryetar u zgjodh Nerlinda Boshnjaku, ndërsa Sekretare Elona Gacaferi.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Linda Dula Halilabazi tha se procesi i konstituimit të Parlamentit Studentor dhe Këshillet e Studentëve në fakultete ka shkuar shumë mirë, në zbatim të plotë të planit dinamik të zgjedhjeve, njëherit i uroi të zgjedhurit në këto organe. Znj. Halilabazi, shtoi se organizatat studentore të përfshirë në këtë proces kanë treguar maturi dhe shembull të mirëorganizimit.

Pas konstituimit, U.D.rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Zeqir Hashani i uroi përfaqësuesit e studentëve të zgjedhur në Parlamentin Studentor dhe në Këshillet e Studentëve të fakulteteve, si dhe i përgëzoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunoi me strukturat e reja, gjithnjë në suaza të profesionalitetit dhe për të mirën e UFAGJ-së.

Vlen të theksohet se mandati dy (2) vjeçar i Parlamentit Studentor dhe Këshillet e Studentëve në fakultete fillon nga data 1 tetor 2023.

Article Gallery

tp-bottom