Ftesë për trajnim për studentë “Shkathtësitë e buta”

Ftesë për trajnim për studentë “Shkathtësitë e buta”

OJQ “Rinia Aktive e Gjakovës” bën thirrje për studentët e Universitetit „Fehmi Agani“ Gjakovë që të bëhen pjesë e trajnimit „Shkathtësitë e buta“. Ky projekt është i mbështetur nga GIZ/DIMAK Kosova. 

Trajnimi do të ketë dy grupe me kohëzgjatje nga 3 orë. 

• Grupi 1: Trajnimi për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Shkencave Sociale 

- Datë: 22 mars 2023 (e mërkure) 

- Ora: 13:00 

- Në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë. 

 

• Grupi 2: Trajnimi për studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë 

- Datë 23 mars 2023 (e enjte) 

- Orëa 13:00 

- Në ambientet e Fakultetit të Edukimit. 

Të gjithë të interesuarit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë për pjesëmarrje. 

Rinia Aktive e Gjakovës është OJQ vendore e e cila ka filluar të operoj në Kosovë prej vitit 2013. Si OJQ vendore, RAGj ka qenë partner dhe ka realizuar projekte të shumta në partneritet ose financuar nga GIZ, UNICEF, UNDP, USAID dhe organizata të tjera rajonale apo lokale.

Qëllimi kryesor i RAGj është fuqizimi i të rinjve përmes një qasjeje krijuese, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt politikave. Ai përdor një qasje nga poshtë-lart si një organizatë bazë, duke i shtuar vlerë çdo politike të caktuar, qoftë ajo politikë kombëtare apo lokale. RAGj është një qendër avokimi për të rinjtë dhe një mekanizëm për fuqizimin përmes të mësuarit joformal.

tp-bottom