U.D. rektori Hashani pret në takim zyrtar rektorët e universiteteve publike të Kosovës

U.D. rektori Hashani pret në takim zyrtar rektorët e universiteteve publike të Kosovës

Me ftesë të U.D. rektorit Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, në rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, është mbajtur takimi i rradhës i Konferencës së Rektorëve. 

Rektorët e universiteteve publike të Kosovës shfrytëzuan këtë takim për t’i uruar profesor Hashanit, zgjedhjen U.D rektor të UFAGJ-së, duke i uruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese, si dhe duke besuar në vlerat dhe parimet e profesor Hashanit.

Në këtë takim, anëtarët vendosën në mënyrë unanime që Konferenca e Rektorëve të kryesohet nga U.D rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, kësisoj duke theksuar se vazhdojnë të vlerësojnë lartë këtë institucion.

Article Gallery

tp-bottom