Universiteti “Fehmi Agani” bashkëorganizator i Konferencës së XV Shkencore Ndërkombëtare në Mal të Zi
Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin (IKSZH) në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani“, Komunën e Ulqinit, Universitetin e Mesdheut, Universitetin e Qipros, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ etj, do të bashkëorganizojnë Konferencën e XV Shkencore Ndërkombëtare në qytetin e Ulqinit në datë 28 prill 2023.
Temat kryesore të konferencës janë: “ANALIZA E MUNDËSISË SË DALJES NGA KRIZA GLOBALE ENERGJETIKE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR" dhe "PËRGJEGJËSITË INSTITUCIONALE PËR RUAJTJEN DHE AVANCIMIN E GJUHËVE DHE LETËRSISË"
Dërgoni artikullin tuaj në adresën e emailit: [email protected]
1. Dorëzimi i punimit deri më: 15 mars 2023
2. Konfirmimi i pranimit deri më: 20 mars 2023
3. Data e duhur e konferencës: 28 prill 2023