UNIMED fton në konkurs publik studentët e UFAGJ-së

UNIMED fton në konkurs publik studentët e UFAGJ-së

Më 07- 08 Qershor 2023, NATO ACT do të festojë 20 vjetorin e saj në Shtabin në Norfolk, SHBA. Për të theksuar rëndësinë e kultivimit të talentit dhe vizionit të rinisë, Komandanti Suprem i Aleatëve të Shtabit për Transformim (HQ SACT) dhe Divizioni i Çështjeve Politike të Stafit Ndërkombëtar dhe Politikave të Sigurisë (IS PASP), do të organizojnë tryezën për liderët e së nesërmes duke nisur “Transformimin e NATO-s – Sfidë Studentore”. Kjo ‘Sfidë’ synon të stimulojë studentët të hulumtojnë për NATO-n dhe të mendojnë për praktika dhe për implikimet e teknologjive në zhvillimin e Aleancës. 

Ndër temat kyçe të diskutimit do të jetë “Si ndikojnë teknologjitë e reja dhe shkatërruese në transformimin e NATO-s”.

Organizatorët ftojnë studentë nga e gjithë zona Euro-Atlantike dhe rajoni i MENA-s, ku bëjne përfshihen edhe universitetet dhe ndër ta edhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.  

Linku për aplikim: https://natoact.awardsplatform.com/

Linku për të pyetur më shumë rreth konkursit: [email protected]

 

Njoftimi

tp-bottom