U.d. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Ass. Zeqir Hashani, takohet me ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci
U.d. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Ass. Zeqir Hashani, i shoqëruar nga MSc. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani, Kryesuese e KD në UFAGJ, kanë pasur një takim të rëndësisë së veçantë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci.
Në takim, Rektori Hashani ka folur rreth ecurisë së punës në UFAGJ, me theks të veçantë për fillimin e semestrit veror, ku nëpër njësitë akademike përkatëse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të shkoj sa më mirë, si dhe organizmin e përvjetorit të 10 vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i cili do të pasohet me ngjarje dhe aktivitete të larmishme, me pjesëmarrje të personave më eminentë nga arsimi, kultura dhe fusha të tjera të jetës, të cilat do t’i japin madhështinë e duhur këtij përvjetori jubilar.
Ministrja Nagavci shprehu falënderim ndaj Rektorit Hashani si dhe ofroi mbështetjen e plotë për punët dhe synimet që ka Universiteti në të ardhmen.