Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në një trajnim në Ghent të Belgjikës

Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë po marrin pjesë në një trajnim në Ghent të Belgjikës

Në Ghent të Belgjikës, nën organizimin e Artevelde University of Applied Sciences, Ghent, Belgium, nga data 28.01.2023 deri 04.02.2023, është duke u mbajtur trajnimi në nivel global nga fusha e Kujdesit Paliativ IPPE.

Në këtë trajnim, përveç pjesëmarrësve nga shtetet e ndryshme të Europës, SHBA dhe Afrika, nga Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, marrin pjesë Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha dhe Ass. Muhamet Kadrija, si dhe katër studentë nga Fakulteti i Mjeksësisë, drejtimi Infermieri, Eurolinda Lushaj, Edmond Kabashi. Merlanda Gacaferi dhe Samira Sadrija.   

Qëllimi kryesor i trajnimit mbi “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” është t'u japë studentëve dhe stafit nga fusha klinike mundësinë për të bashkëpunuar në ekipe ndërkombëtare, ndërkulturore dhe ndërdisiplinore për kujdesin ndaj klientëve në pjesën e fundit të jetës së tyre (kujdes paliativ).

Përmbledhja e trajnimit përbëhet nga tema të ndryshme: komunikimi, kontrolli i dhimbjes dhe simptomave, kujdesi plotësues, dhimbja shpirtërore dhe ekzistenciale, aspektet etike dhe vendimet mjekësore për fundin e jetës, eutanazinë, kujdesin paliativ dhe të drejtat e pacientëve. Për t’u integruar më mirë, studentët tanë janë të ndarë në grupe të ndryshme, kështë edhe do të marrin përvojat më të mira nga trajnimi.

Në fund, studentët marrin një dëshmi të pjesëmarrjes dhe një transkriptim të shënimeve të nënshkruara nga koordinatorët e programit, të akredituar në parimet e Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS).

Article Gallery

tp-bottom