Vizitë monitoruese për projektin Research Cult

Vizitë monitoruese për projektin Research Cult

Të hënën, më 23.1.2023 u mbajt takim mes Prof. Dr. Fiorenza Deriu, udheheqese e WP2 në kuadër të projektit ResearchCult, prof Bujar Galopenin si koridnator i projektit me prorektoren  për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte dhe prorektoren për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, respektivisht Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe Prof. Ass. Dr. Elsa Vula si dhe me udhëheqësin e zyrës për marrëdhënie me jashtë, Denis Spahija.

Në këtë takim u bisedua për punën e deritashme në projektin Research Cult dhe projektet e ardhshme në të cilat planifikohet të aplikohet. Takimi u përmbyll me zotimet për bashkëpunim edhe në të ardhmen. 

Article Gallery

tp-bottom