Në Fakultetin e Edukimit u mbajt Konferenca e parë Ndërkombëtare e Inovacionit në Shkencat e Edukimit

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt Konferenca e parë Ndërkombëtare e Inovacionit në Shkencat e Edukimit

Sot, me datë 09 dhjetor 2022, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, mbajti konferencën me titull: Konferenca Ndërkombëtare e Inovacionit në Shkencat e Edukimit - ICINES 2022 me temën bosht: Mësimdhënia Efektive dhe Inovacioni në Shkencat e Edukimit

Në hapjen e punimeve të konferencës morën pjesë u.d. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, Dekani i Fakulteti të Edukimit, Prof. Dr. Ilir Kelmendi, Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi, profesorë, studentë, mësimdhënës, drejtorë shkollash e kopshtesh, mësues, edukatore, hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës e hulumtues të tjerë nga vende të ndryshme të Kosovës, rajonit e më gjerë.

Në këtë konferencë u prezantuan mbi 40 punime shkencore te cilat u prezantuan në 5 sesione: (1) Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive; (2) Kreativiteti në mësimdhënie përmes lojërave gjuhësore dhe matematikore; (3) Sfidat e arsimit parauniversitar në zbatimin e kurrikulës; (4) Integrimi i teknologjisë informative në shkencat e edukimit; (5) Edukimi ndërkulturor & Edukimi mediatik.

Në konferencë prezantuan tre folës kryesorë, Prof. Dr. Naser Zabeli nga Universiteti i Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Elisabeta Osmanaj nga Universiteti i Elbasanit dhe Prof. Dr. Bardhyl Musai nga Universiteti i Tiranës, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen dhe prezantimet e tyre.

Së shpejti Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Fakulteti i Edukimit i bën 10 vite që nga themelimi i tij si Universitet në vete, prandaj kjo konferencë është në vazhdën e organizimeve shkencore për festimin e 10 vjetorit. Fakulteti i Edukimit e konsideron arritje të madhe mbajtjen e kësaj konference shkencore, ku këtë e dëshmon pjesëmarrja e hulumtuesve shkencor e profesorëve universitarë edhe nga universitetet tjera, si: të Universitetit të Tetovës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Elbasanit, Universitetit të Vlorës, Shkupit, Universitetit të Prishtinës e universiteteve tjera.

Falënderojmë këshillin shkencor dhe atë organizativ për kontributin e tyre të vlefshëm në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Inovacionit në Shkencat e Edukimit.

Article Gallery

tp-bottom