Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë ka nisur aktivitetet për shënimin e javës së infermierisë 2018
Të Premten, me datën 11.05.2018 personeli akademik dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Gjakovës “ Fehmi Agani” me moton “Infermieria, zëri që udhëheqë” dhe “Shëndeti është e drejtë njerëzore” kanë nisur aktivitet për shënimin e javës ndërkombëtare të infermierisë.
Aktivitetet i përshëndeti Rektori Prof. Dr. Shaban Buza, ndërsa në fjalën tij Dekani i këtij fakulteti, Prof. Ass. Dr. Idriz Berisha, e vlerësoj punën dhe përkushtimin e studentëve.
Në këtë aktivitet, u tha se ky fakultet ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet shëndetësore në Gjakovë, si me spitalin rajonal “Isa Grezda” dhe qendrën e mjekësisë së punës, duke falënderuar drejtorët e këtyre dy institucioneve që ishin të pranishëm.
Pas prezantimin të disa punimeve nga studentët dhe diskutimeve rreth të tyre, aktivitetet edukative dhe promovuese shëndetësore vazhduan edhe në qendrën e qytetit të Gjakovës për të ofruar shërbime për qytetarët.