Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë realizuan kampanjën vetëdijësuese për sëmundjen e diabetit!
Në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër Diabetit, me inciativën e Parlamentit Studentor dhe
Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë është mbajtur kampanjë vetëdijësuese mbi
sëmundjen e Diabetit. Studentët e vitit të I-rë dhe II-të të Fakultetit të Mjekësisë, nga të gjitha
programet studimore ofruan shërbime falas për qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Qindra qytetarë morrën shërbime si:
- Matja e Tensionit Arterial dhe
- Matja e Glikemisë
Gjithashtu, studentët kanë shpërndarë broshura të cilat përmbanin këshilla rreth diabetit si dhe
njohuri rreth simptomave të kësaj sëmundjeje.
Duke iu gëzuar mundësisë së dhënë për të qenë afër qytetarëve dhe shërbimeve ndaj tyre,
studentët falenderojnë Menaxhmentin e UFAGj-së për financimin e këtij aktiviteti, Fakultetin e
Mjekësisë për përkrahjen dhe në veçanti studentët që janë gjithmonë të gatshëm të realizojnë
aktivitete të tilla që kanë për qëllim shërbimin në komunitet.