UFAGJ e organizoi punëtorinë e rishikimit të “Planit Strategjik 2021-2025”

UFAGJ e organizoi punëtorinë e rishikimit të “Planit Strategjik 2021-2025”

Menaxhmenti  i UFAGJ-së e organizoi punëtorinë e rishikimit të „Planit Strategjik 2021-2025“ në mbështetjen e programit HERAS.

Më 04 dhe 05 nëntor 2022 në Hotel “Dukagjini” në Pejë u zhvillua punëtoria mbi rishikimin e “Planit Strategjik 2021-2025” të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Hapjen e punëtorisë e bëri Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani i cili në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj punëtorie kaq të rëndësishme, bëri prezantimin e të arriturave të deritanishme por edhe të ngecjeve. Ai i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e objektivave dhe u shpreh se beson në profesionalizmin e bashkëpunëtorëve dhe se të arrituarat janë sukses i përbashkët. Pjesmarrësës ishin anëtarë të këshillit drejtues, dekan, profesorë staf administrativ, por edhe pjesmarrës tjerë nga institucione qeveritare, universitete tjera si dhe nga shoqëria civile.

Punëtoria është pjesë e mbështetjes së ofruar nga HERAS+ për Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike, gjegjësisht fondet e dedikuara.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MESTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD.

 

 

Article Gallery

tp-bottom