Zhvillohet moduli i parë i trajnimit  për studentë “Edukimi Medial”

Zhvillohet moduli i parë i trajnimit për studentë “Edukimi Medial”

Nën organizimin e OSCE dhe Zyrës për Zhvillim në Karrierë, ditën e shtunë, me 29 tetor në ambientet e Fakultetit të Edukimit me një interesim të madh nga studentët u mbajt moduli i parë i  trajnimit “Edukimi Medial”. 

Trajnere e këtij moduli ishte MA Blerta Aliu ndërsa prezent gjatë trajnimit ishte edhe përfaqësuesi nga OSCE Lekë Berisha (National Programme Officer; Media Section; Democratization Department)

Gjatë trajnimit në pjesën e parë u shtjelluan tema si:

  • qëllimi i trajnimit,
  • - komunikimi si funksion shoqëror;
  • - mediat;
  • - lajmi;
  • - rregullat e gazetarisë, etj.

Pjesa e dytë e trajnimit vazhdoj me aktivitete dhe punë në grupe.

Trajnimi “Edukimi Medial” ju është ofruar studentëve të UFAGJ-së nga OSCE dhe do të zgjasë katër module dhe do te mbahet 4 javë ditëve të shtuna. Në fund të katër moduleve studentët do të pajisen me certifikata.  

 

 

 

Article Gallery

tp-bottom