Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" shënon 65 vjetorin e themelimit

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" shënon 65 vjetorin e themelimit

Me rastin e 65 vjetorit të themelimit të  Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe me rastin e konferencës shkencore “Perspektiva të reja në edukimin global, kërkimin shkencor dhe inovacionin” që shënoi ky përvjetor, i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme, në atmosferën miqësore dhe bashkëpunuese ishte edhe Prorektori për mësimdhënie dhe çështje me studentë, Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu. 

Pos prezencës në ceremoni dhe konferencë, Prorektori Kryeziu u takua edhe me Rektoren e USH, prof.dr Suzana Golemi dhe me profesorë të tjerë të nderuar të këtij universiteti, me ç’rast iu përcolli urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta në emrin e tij personal, të rektorit prof.asoc.dr.Artan Nimani, të stafit dhe të studentëve të universitetit tonë. 

Article Gallery

tp-bottom