Ftesë për seminari mbi “Edukimin medial”

Ftesë për seminari mbi “Edukimin medial”

OSCE në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë fton të gjithë studentët që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth “Edukimit Medial”, përparësi kanë studentët e Fakultetit të Edukimit.

Qëllimi i këtij seminari është qё tё nxisë tё menduarit kritik tek studentët në mënyrë që ata të kuptojnë se si mediat masive ndikojnë nё jetën dhe nё pikëpamjet tona.

Seminari do të jetë i ndarë në 4 periudha (gjatë muajit nëntor) dhe studentët që do të jenë pjesëmarrës të rregullt do të marrin certifikatë për pjesëmarrjen.

Përmbajtja e seminarit/lëndës: 1.Rёndёsia e edukimit për media dhe konteksti i ri i komunikimit; 2.Konstruktimi i lajmeve; 3.Koncepti i kornizimit; 4. Stereotipet gjinore: Roli i medias; 5.Multikulturalizmi në media; 6.Edukimi mbi advertajzingun; 7. Rrjetet sociale dhe reklamat; 8. Media dhe propaganda.

Të interesuarit të paraqiten në këtë link.

 

 

tp-bottom