E KALUARA, E TASHMJA DHE E ARDHMJA E STUDIMEVE MBI VLERAT EVROPIANE

E KALUARA, E TASHMJA DHE E ARDHMJA E STUDIMEVE MBI VLERAT EVROPIANE

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë si partner në programin “Europian Value Studies - EVS” ishte i ftuar të merrte pjesë në Asamblenë Gjenerale dhe konferencën e “European Values Studies 2022” që po zhvillohet nga 28-30 shtator në Universitetin e Bergamos në Itali. Drejtori Nacional i EVS për Kosovë z. Denis Spahija (https://europeanvaluesstudy.eu/denis-spahija/) që nga 2017-ta ushtronë këtë detyrë dhe përfaqëson universitetin tonë.

Gjatë Asamblesë së Përgjithëshme u diskutua për bashkëpunimet e ardhëshme, për kostot e antarësimeve por edhe të ndryshimit të kohëzgjatjes së organeve drejtuese nga 8 vite në 4 vite por edhe për valën e 6-të dhe të ardhmen e EVS-së.

Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht jetën e secilit nga ne, por edhe vlerat e përgjithëshme të evropianëve, e kjo edhe pritet që të reflektohet në valën e ardhshme të analizimit të këtyre vlerave të cilat do ndikohen nga shumë ngjarjes si: pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë por edhe fitoreve të partive nacionale në shtete të ndryshme të evropës e më së fundi në Suedi dhe Itali etj.

Studimi i Vlerave Evropiane është një program kërkimor në shkallë të gjerë, ndërkombëtar dhe që zgjat në kohë, mbi vlerat themelore njerëzore. Ai ofron njohuri mbi idetë, besimet, preferencat, qëndrimet, vlerat dhe opinionet e qytetarëve në të gjithë Evropën. Është një projekt unik kërkimor se si evropianët mendojnë për jetën, familjen, punën, fenë, politikën dhe shoqërinë.

Studimi i Vlerave Evropiane filloi në vitin 1981 kur një mijë qytetarë në shtetet anëtare evropiane të asaj kohe u intervistuan duke përdorur pyetësorë të standardizuar. Çdo nëntë vjet, anketa përsëritet në një numër të ndryshueshëm vendesh. Vala e katërt në vitin 2008 mbuloi jo më pak se 47 vende/rajone evropiane, nga Islanda në Gjeorgji dhe nga Portugalia në Norvegji. Në total janë intervistuar rreth 70,000 njerëz në Evropë.

Literatura e pasur akademike është krijuar rreth sondazheve origjinale dhe të njëpasnjëshme, dhe shumë vepra të tjera kanë përdorur gjetjet: më shumë se 2800 botime janë renditur në Bibliografinë EVS.

Article Gallery

tp-bottom