Mbahet provimi pranues në UFAGJ i afatit të dytë

Mbahet provimi pranues në UFAGJ i afatit të dytë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë po organizohet provimi pranues i afatit të dytë.

Kandidatët për studentë të cilët kanë aplikuar në afatin e dytë të konkursit në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, po i nënshtrohen provimit pranues.  Konkurrenca është shumë e madhe edhe në afatin e dytë, e sidomos në Fakultetin e Mjekësisë.

Rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga prorektorja Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj kanë vizituar dy njësi akademike  ku është siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave të parapara. Me këtë rast, Rektori është shprehur se, sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë dhe u uroi kandidatëve suksese në provimin pranues.  

Me konkursin e dytë për pranim në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, do të regjistrohen 143 studentë të rregullt, si dhe 30 studentë të rregullt të studimeve master.

Interesimi është i kënaqshëm në të gjitha drejtimet. Konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Mjekësisë, të Edukimit dhe Filologjisë.

Rezultatet e provimit pranues do të shpallen më 21 Shtator 2022 ne fakultetet përkatëse si dhe në web faqen e Universitetit.

 

Article Gallery

tp-bottom