UFAGJ shënon ditën botërore të Fizioterapisë

UFAGJ shënon ditën botërore të Fizioterapisë

Sot me datë 08.09.2022 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë u shënua dita botërore e Fizioterapisë.
Me këtë rast u organizua një takim në të cilin u diskutua për sfidat e deritashme dhe pritshmëritë e së ardhmes në programin dhe profesionin e Fizioterapisë. Kjo është hera e parë e organizimit të një ngjarjeje të tillë, në vazhdimësinë e përmbylljes së vitit të parë akademik në programin Baçelor Profesional në Fiziopterapi.

Të pranishmëve iu drejtuan Rektori i UFAGJ Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prodekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Ass. Dr. Dafinë Ibrahimi Kaçuri dhe udhëheqësi i programit Fizioterapi Ass. Arben Boshnjaku MSc.

Tema e këtij viti e përcaktuar sipas Konfederatës Botërore të Fizioterapisë është "Osteoartriti". 

Article Gallery

tp-bottom