Projekti SMAPHC vlerësohet nga eksperti i jashtëm

Projekti SMAPHC vlerësohet nga eksperti i jashtëm

Sot më 06.09.2022 në Universitetin „Fehmi Agani” në Gjakovë në cilësinë e vlerësuesit të jashtëm për projektin „SMAPHC” po qendron Prof. Dr. Glyn Heath nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai u prit në një takim informues nga Rektori i UFAGJ-së, Pro. Asoc. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorë.
Vizita vazhdoj me takime të përbashkëta me Prof. Asoc. Dr. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj, Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha, studentët vullnetar të qendrës së Shputës Diabetike dhe kordinatorin institucional të projektit SMAPHC, udhëheqësin e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar z. Denis Spahija.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan punët e bëra gjatë këtyre 4 vitesh të implementimit të projektit, sfidat që janë hasur por edhe benificionet e përfituara gjatë implementimit të projektit.

Vlerësuesi i jashtëm Prof. Dr. Glyn Heath u shpreh që është shumë i knaqur me punën e bërë nga përfaqësuesit e UFAGJ-së dhe ajo do reflektohet edhe në raportin që është duke përpiluar. Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruara nga Albin Pllana, Koordinator për Projekte Ndërkombëtare në Kolegjin Heimerer.

Article Gallery

tp-bottom