Bashkëpunim i rëndësishëm midis UFAGJ dhe  RIT Kosova (AUK)

Bashkëpunim i rëndësishëm midis UFAGJ dhe RIT Kosova (AUK)

Rektori i UFAGJ-së, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani u prit në takim nga Presidenti i R.I.T Kosova (AUK) Dr. Kamal Shahrabi  ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në interes të arsimit të lartë në Kosovë dhe shkëmbimin e përvojave në mes të dy institucioneve.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Presidenti I Universitetit Amerikan në Kosovë, janë dakorduar që të organizojnë programe të përbashkëta studimi ku studentët tanë do të ndjekin studimet në Kosovë dhe SHBA dhe do të pajisen më diploma të dyfishta.

R.I.T. Kosova në procesin e akreditimit vendorë dhe ndërkombëtarë do të mbështesë UFAGJ-në me kuadro dhe ekspertizë qe programet tona të fitojnë edhe akreditim nga USA.

RIT Kosova është mjaftë mirë i specializuar në IT, ndërsa UFAGJ në Shkencat Humane dhe mjekësorë, kjo krijon mundësin që aplikimi në programe të përbashkëta të jetë në frymën dhe kërkesat e tregut vendorë dhe ndërkombëtarë.

Po ashtu RIT dhe UFAGJ do të shkëmbejnë stafin dhe studentët në projekte konkrete dhe do të aplikojnë bashkërisht në fondet vendore dhe ndërkombëtare.

Ditëve në vijim do te organizohet ceremoni zyrtare e nënshkrimit të memorandumit dhe finalizimit të detajeve.

 

 

Article Gallery

tp-bottom