U mbajt punëtoria Zbatimi dhe aplikimi i projekteve të Erasmus+ - mobilitetet ndërkombëtare në arsimin e lartë
Në këtë punëtori u diskutua rreth ekspertizës, njohurive teorike dhe praktike mbi skemën e financimit të mobiliteteve të programit Erasmus+.
Objektivi kryesor ishte aplikimi me projekte të mobiliteteve për studentët dhe stafin e universiteteve të Kosovës. U shqyrtua struktura, buxheti, realizimi dhe procesi i aplikimit po ashtu edhe praktikat me të mira të këtij programi. Në këtë punëtori morën pjesën përfaqësues nga universitetet publike të Kosovës ndërsa UFAGJ u përfaqësua nga prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Prof. Ass. Dr. Shqipe Husaj, Prof. Ass. Dafine Kacuri, Prof. Ass. Elsa Vula dhe Drejtori i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar z. Denis Spahija.
Punëtoria u organizua nga Heras+ dhe u financua nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë me ekspertin nga OEAD z. Lukas Alexander.