Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, më 30 Qershor 2022

(e enjte), u zhvillua mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga Rektori, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 5 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Senati shqyrtoi dhe miratoi pikën e rendit të ditës për marrjen e vendimit për propozimin e kuotave për regjistrimin e studentëve të ri për vitin akademik 2022/2023.

Më pas në këtë mbledhje u diskutua  për marrjen e vendimit për shpalljen e Konkursit për angazhim të stafit akademik, sipas kërkesave të njësive akademike për vitin akademik 2022/2023.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.

 

 

Article Gallery

tp-bottom