Rektori Nimani merr kryesimin e radhës së Konferencës së Rektorëve

Rektori Nimani merr kryesimin e radhës së Konferencës së Rektorëve

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës, ku nga sot kryesimin e saj do ta ketë Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë rektorët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Mbledhje e ka hapur Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë, njëherësh kryesues i Konferencës.

Më pas Rektorët unanimisht kanë zgjedhur kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimanin, Rektor i Universitetit ‘’Fehmi Agani” në Gjakovë, kurse Prof. Dr. Agron Bajraktari Rektor i Universitetit Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është zgjedhur zëvendës kryesues. Pas votimit është bërë edhe bërë pranim dorëzimi i kryesimit të Konferencës.

Rektori i Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë i cili dorëzoi kryesimin tek Prof. Asoc. Dr. Artan Nimanin, Rektor i Universitetit ‘’Fehmi Agani” në Gjakovë, tha se ka qenë privilegj që të punoja së bashku me të gjithë në ngritje të cilësisë dhe vlerave të Universiteteve Publike të Kosovës, gjatë mandatit sa ishte Kryesues i Konferencës.

Prof. Asoc. Dr. Artan Nimanin, Rektor i Universitetit ‘’Fehmi Agani” në Gjakovë, tashmë Kryesues i Konferencës së Rektorëve ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe njëherësh ka përgëzuar Rektorin Prof. Dr. Alush Musaj për kryesimin e deritashëm të Konferencës.

Në Konferencën e sotme u diskutua përfundimi i vitit akademik dhe përgaditjet për fillimin e vitit të ri, shpallja e konkursit për student të ri si dhe tema tjera në interes të përbashkët. Po ashtu ata u dakorduan për vazhdimin e konferencave të rregullta të parapara mbi sfidat dhe zhvillimet e arsimit në Kosovë.

Article Gallery

tp-bottom