Studentët e UFAGJ-së marrin pjesë në aktivitetet psiko-sociale

Studentët e UFAGJ-së marrin pjesë në aktivitetet psiko-sociale

Në vazhdimësi të bashkëpunimit në mes të Universitetit te Gjakovës "Fehmi Agani" dhe organizatës joqeveritare Medica Kosova studentja Arlinda Muslija nga Fakulteti i Shkencave Sociale drejtimi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale ka marrë pjesë në rolin e praktikantes në aktivitetet psiko-sociale të realizuara nga Medica Kosova me nxënës të shkollave fillore te klasave 6-9. 

Këto aktiviteteve psikosociale me nxënës, kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve ballafaquese të nxënësve gjatë apo pas ekspozimit me format të ndryshme të dhunës apo situatës me Covid-19.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxënës të shkollave: ”Emin Duraku”, ”Yll Morina”, "Fehmi Agani”, "Mazllum Këpuska” dhe ”Zekria Rexha”.

Këto aktivitete kanë pasur për qëllim të ngrisin kapacitetet e nxënësve se si të menaxhojnë emocionet e tyre, për të rritur vetëvlerësimin e komunikimin, stimulimin e fantazisë, zgjerimin e fushës së veprimeve, përmasimin e aftësive të koncentrimit etj.

Projekti është realizuar në Medica Kosova dhe është mbështetur nga Kosova Women's Network  financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE).

 

 

Article Gallery

tp-bottom