Mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar”

Mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar”

Sot me 17/06/2022 në Universitetit “Fehmi Agani” në hollin kryesor të Fakultetit të Filologjisë u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Çështje të Gjuhës, Letërsisë dhe Përkthimit Letrar”.

Nën përkujdesen e organizimit nga Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Pllana fjalën hyrëse e mbajti Dekani i Fakultetit të Filologjisë Pro.Asoc.Dr. Kamber Kamberi i cili ju uroj mirëseardhje të pranishmëve.

Fjalë përshëndetëse bëri edhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof.Asoc.Dr.Artan Nimani. Në fjalën e tij Rektori Nimani, pasi i përshëndeti të pranishmit, shtoi se menaxhmenti i universitetit gjithmonë do t’i mbështesë aktivitetet që e promovojnë shkencën dhe kërkimet shkencore dhe do t’i japë prioritet zërit të shkencës dhe gjuhëtarëve në projektet e tyre.

Kjo ishte një mundësi unike për shkencëtarët nga universitete të ndryshme që t’i paraqesin rezultatet e kërkimeve të fundit shkencore.

Folës kryesorë në këtë konferencë ishin edhe: Akademik Farncesko Altimari (Itali); Akademik Matteo Mandala (Itali); Prof.Asoc.Dr. Rusana Bejleri (Bullgari); Rektor Prof. Dhimitër Bello (Korçë);  Dekan Prof.Dr. Artan Haxhi (Shkodër); Dekane Prof.Ass.Dr. Armela Panajoti (Vlorë); Prof.Dr. Elez Osmani (Ulqin).

Universitetet pjesëmarrëse në këtë konferencë ishin: “Universiteti i Tiranës”; Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”; “Universiteti i Tetovës”; Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”; “Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve” – Shkup; Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, “Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim INI”, etj.

Konferenca u organizua në dy sesione. Sesioni i parë - Gjuhësi e drejtuar nga: Prof. Fridrik Dulaj dhe Prof. Eris Rusi. Letërsi  drejtuar nga : Prof.Jonela Spaho dhe Prof.Elvada Paci. Përkthim letrar drejtuar nga: Prof.Nazli Tyfekçi dhe Prof.Edlira Bushati. Sesionei i Dytë – Gjuhësi e drejtuar nga: Prof.Senad Neziri dhe Prof. Rozana Bela.

 

Article Gallery

tp-bottom