Përmbyllet me sukses projekti “Shpresë”

Përmbyllet me sukses projekti “Shpresë”

Më 15 qershor, Caritasi Zviceran në kuadër të projektit SHPRESE, organizoi konferencën përmbyllëse të projektit, me temën “Fuqizimi i akterëve dhe përmirësimi i shërbimeve për një edukim parafillor cilësor”.

Prezent në përmbylljen e projektit nga Universiteti Fehmi Agani“ Gjakovë ishte edhe stafi akademik përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu e cila ishte në panelin e hapjes së Konferencës.

Projekti SHPRESE është përkrah nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

 

Article Gallery

tp-bottom