Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe OJQ “Let’s do it Peja”

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe OJQ “Let’s do it Peja”

Sot me 08/06/2022 në ambientet e rektoratit u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, përfaqësuar nga rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, dhe Organizatës joqeveritare “Let’s do it Peja” në Pejë, përfaqësuar nga Gent Agolli, menaxher i projektit.

Ky Memorandum ka për qëllim vendosjen e një kornize të bashkëpunimit në mes UFAGJ-së dhe “Let’s Do It Peja” për bashkëpunim në zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit, edukimit mjedisor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Poashtu si pjesë e zbatimit të projektit të tyre “Të bashkuar për Ajër të Pastër” i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe ko-financohet nga Komuna e Pejës dhe Gjakovës do të përzgjidhen 10 studentëve për tu angazhuara në këtë projekt.

Rektori Nimani i njoftoj përfaqësuesin e “Let’s do it Peja” se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka staf akademik të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë për mbrojtje të mjedisit dhe poashtu për laboratorin me pajisjet më të fundit në të cilat studentët tanë bëjnë matje të ndotjes së ajrit.

 

 

 

Article Gallery

tp-bottom