Java e bashkëpunimit ndërkombëtar në WSB zhvillohet me pjesëmarrje të UFAGJ

Java e bashkëpunimit ndërkombëtar në WSB zhvillohet me pjesëmarrje të UFAGJ

Nga data 16-20 Maj 2022 në Universitetin WSB zhvillohet java e bashkëpunimit ndërkombëtar ku marrin pjesë edhe përfaqësues të UFAGJ-së me rektorin Prof.Asoc. Dr. Artan Nimani, sekretaren e përgjithshme Znj. Linda Dula Halilabazi si dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë z. Denis Spahija.

 Kjo ngjarje ka mbledhur përfaqësues nga shumë shtete Europiane por edhe nga Amerika dhe Azia gjë që mundëson vendosjen e kontakteve me këto universitete.

Pos mundësive për rrjetëzim, po zhvillohen edhe disa ligjërata nga ekspert të fusha specifike si nga Ceccile Cremer nga Hollanda e cila është e specializuar në “Hulumtim të dukurive që do vijnë në një të ardhme të afërt”, Daniel Nelson Jones nga Universiteti Reno nga Nevada i cili është i specializuar në “Ambientin toksik në punë dhe identifikimin e shkaqeve dhe si mundet të kalohet kjo situate” por edhe shumë ligjërata tjera në procesin e digjitalizimit të mësimdhënies, në sfidat që ka sjell pandemia, por edhe rëndësinë e rekrutimit të stafit profesionalit në universitete.

Article Gallery

tp-bottom