Grant për Programin “mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese”
MASHTI ka publikuar thirrjen për aplikim për grantë te Programit ‘Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese’. Përmes kësaj thirrje, parashihen të ndahen dy lloje të granteve për stafin akademik të universiteteve:
1. Shpërblime për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese (njohje ex-post);
2. Grantet për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në punë hulumtuese (konkursi ex-ante).
Hartimi i këtij konkursi është mbështetur nga projekti Cilësi, LLogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë – QAINT, të zbatuar nga KEC, ORCA dhe ZSI.
Ju lutemi referojuni lidhjes më poshtë për të gjetur Udhëzuesin, Formularët e Aplikimit dhe informacione të tjera të nevojshme.
Link: https://masht.rks-gov.net/konkurset
Afati i dorëzimit të aplikacioneve është shtyrë deri më 20 maj 2022.