Kampanja vetëdijësuese e studentëve ndaj kujdesit për personat e moshuar
Studentët e Universitetit të Gjakovës ‘Fehmi Agani’ me iniciativën e Përfaqësuesit të studentëve nga Parlamentit Studentor Albin Tahiraj dhe përfaqësuesin e studentëve nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë Lirigzon Goçaj, organizuan kampanjën vetëdijësuese ndaj personave të moshuar.
Kampanja e studentëve është mbështetur nga Universiteti dhe do të zgjat dy ditë. Në ditën e parë u ofrua shërbim shëndetësor në qendër të qytetit të Gjakovës. Në ditën e dytë do bëhen vizita në shtëpinë e moshuarve Jetimët e Ballkanit, Gjinoc.
Studentët shprehen falënderues për të gjithë menaxhmentin e universitetit dhe për të gjithë studentët pjesëmarrës, poshtu për Kryqin e Kuq dega në Gjakovë për sigurimin e tendës.