UFAGJ mban takim me Drejtorët e Shkollave të Mesme të Komunës së Gjakovës
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof.asoc.dr. Artan Nimani, Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof.ass.dr. Laura Naka si dhe znj. Freskina Mula nga Zyra për Zhvillim të Karrierës sot priten në takim drejtorët e Shkollave të Mesme të Komunës së Gjakovës.
Rektori Nimani, falënderoj të pranishmit për përkrahjen e tyre dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional, gjë që ndihmon në ngritjen e cilësisë si element kryesor për studentët tanë.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat të cilat i kaloi me sukses Universiteti, duke ofruar programe të reja studimore dhe poashtu për hapat e përbashkët që mund të ndërmirren në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë dhe ideve për programe të reja në të ardhmen, në mënyrë që të ju ofrohet studentëve të ardhshëm zgjidhje sa më e mirë për studime.
Poshtu u akorduan që të mbahen takime informuese nga Universiteti për nxënësit maturantë të shkollave të mesme.