UFAGJ solidarizohet me popullin e Ukrainës

UFAGJ solidarizohet me popullin e Ukrainës

Sot në sallën e senatit të Universitetit „Fehmi Agani“ Gjakovë u mbajt ligjëratë për studentë dhe mësimdhënës me Major Ivan Nastenko, major i ushtrisë së Ukrainës. Majori është edhe udhëheqës i forcës së Ukrainës në Kosovë.

Majori Nastenko u prit nga rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani me prorektorë dhe në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për shërbimin e forcave të ushtrisë ukrainase në Kosovë i dhuroj një mirënjohje. 

Rektori Nimani në takimin që mbajti majori me studentë, shprehu solidarizimin e popullit të Kosovës më popullin dhe ushtrinë ukrainase, pasi Kosova e sidomos Gjakova i ka të freskëta peripecitë e luftës që po kalon populli ukrainas.

Takimi me pas u zhvillua si diskutim i hapur me pyetje në mes të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Majorit Nastenko.

Article Gallery

tp-bottom