Fakulteti i Edukimit merr pjesë në konferencën shkencore të Research Cult

Fakulteti i Edukimit merr pjesë në konferencën shkencore të Research Cult

Në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit Research Cult në bashkëpunim me disa universitete dhe institucione të arsimit të lartë vendëse dhe ndërkombëtare, me ç‘rast mori pjesë edhe Universiteti  „Fehmi Agani“ në Gjakovë. Në konferencë morën pjesë stafi akademik nga Fakulteti i Edukimit. Prof. Venera Këndusi dhe Ass.Zamira Gashi Shatri dhe Prof. Behxhet Gaxhiqi morën pjesë me dy punime shkencore në bashkëpunim me studentet: Erëza Mulaj, Gresa Rexhepaj dhe Hygerta Thaçi.

Poashtu edhe Prof.Mimoza Kurshumlia me bashkëautore Rajmonda Kurshumlia, si dhe Prof. Laura Naka në këtë konferencë prezantuan punimet e tyre. 

 

Vlen të ceket se kontribut për shqyrtimin e disa punimeve shkencore për të përzgjedhur pjesëmarrësit në konferencë, në cilësinë e reviewer ishte Ass. Zamira Gashi Shatri, PhD cand.

 

Pjesëmarrësit në fund të konferences u certifikuan.

Article Gallery

tp-bottom