Rektori Nimani merr pjesë në Kongresin e 8-të të SBAShK-ut

Rektori Nimani merr pjesë në Kongresin e 8-të të SBAShK-ut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar Kongresin e 8-të, ku priten të zgjidhen struktura të larta të kësaj sindikate. Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne murren pjesë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit dhe Evropës, kurse atyre në emër të Konferencës së Rektorëve ju drejtua Rektori i Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani i cili i falenderoj dhe përshëndeti të pranishmit ku edhe ju drejtua me fjalët e Nënës Terezë "Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.” 

E pranishme ishte edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, e cila foli për rolin e mësuesit, ndërsa e ceku qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Kurse Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19. Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin. Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera.

Article Gallery

tp-bottom