Takim i menaxhmentit të projektit “SUSWELL”
Sot më 17 mars 2022 u mbajt takim i menaxhmentit të projektit „SUSWELL”. Tema e vetme e diskutimit ishte rrjedha e projektit dhe vendimet e Zyrave Nacionale të Erasmus+ duke pasur parasysh që në këtë projekt kemi edhe 3 universite pjesmarrëse nga Federata Ruse.
Hollanda, Belgjika dhe Finlanda u shprehen se janë këshilluar që i gjithë bashkëpunimi me partnerët e Federatës Ruse të ndërprehet. Denis Spahija kordinator i projektit në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë u shpreh që pajtohen me vendimet e Erasmus+ dhe janë të gatshëm që të vazhdojnë projektin pa partnerët nga Rusia. Ai po ashtu u shpreh se keto pamje në Evropën e shekullit XXI-të nuk do dëshironte t’i shifte, sidomos kur për shqiptarët e Kosovës ende i kanë të freskta memorjet e asaj që kanë kaluar pak vite me parë, por edhe njoftoj partnerët se në aktivitetet e UFAGJ po shprehet mbështetja për Ukrainën dhe dërgojnë thirrjen “Jo luftës, paqë”.
Për momentin u dakordua me vazhdimin e aktiviteteve të parnerëve nga Kosova me partnerët Evropian, duke përjashtuar nga çdo aktivitet me partnerët nga Federata Ruse.