Promovohet libri "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit"

Promovohet libri "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit"

"Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit", i autorit Adem Lushaj, është libri i promovuar në sallën e Senatit të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", promovim i organizuar nga UFAGJ dhe Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", në të cilin morën pjesë edhe rektori Prof. Dr. Artan Nimani, kryesuesja e Kuvendit komunal të Gjakovës, znj. Arbëresh Kuçi, kryetari i "JAKOVA, Dr. Ruzhdi Sefa, drejtori i Shtëpisë botuese "Jalifat Publishing", Ramiz Tafilaj, si dhe mësimdhenës dhe studentë të Fakultetit të shkencave sociale.

Libri në fjalë (i përkthyer edhe në Gjuhën angleze), prezanton krimet serbe të kryera në Deçan dhe Junik, gjatë periudhës janar-qershor të vitit 1999. Në këtë libër paraqiten dëshmitë e mbi 250 dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, dëshmi të marra gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, në bashkëpunim me International Crisys Group (ICG) dhe Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNj).

Qytetarët e këtyre komunave, kishin përjetuar maltertimet më të rënda fizike e psiqike, burgosjet, plagosjet, vrasjet, djegiet e kufomave, e deri te krimi më i rëndë, dhunimet seksuale.

Në fund të promovimit, Bibliotekës së Universiteti "Fehmi Agani", iu dhuruan libra të autorëve të ndryshëm, të cilat janë botim i "Jalifat Publishing" me seli në Houston-Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Article Gallery

tp-bottom