Universiteti “Fehmi Agani” ndanë mirënjohje për vlerësim të përformancës së stafit akademik

Universiteti “Fehmi Agani” ndanë mirënjohje për vlerësim të përformancës së stafit akademik

Bazuar në nenin 28 të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit, si dhe Manualit për Vlerësimin e Përformancës, Cilësisë dhe Korrikulës, Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë në bazë të raportit për performancën e stafit akademik zgjedh mësimdhënësit më të mirë.

 Me këtë rast Rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani ndanë mirënjohje profesorëve dhe asistentëve më të vlerësuar, me propozim të Zyrës së cilësisë. Rektori Nimani, falënderoj stafin për kontributin e dhënë në shkencë.

Pjesëmarrës ishin edhe Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof.ass.dr.Laura Naka,dhe Daut Islami Udhëheqës i Zyrës për Sigurim të Cilësisë.

 Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë, në bazë të raportit për përformancën e stafit akademik për vitin akademik 2021 ka nxjerrë këto rezultate të mësimdhënësve dhe asistentëve më të mirë nga performanca e:Vlerësimi i studentëve, Vlerësimi ndërkolegial,  Publikime shkencore dhe pjesëmarrja në konferenca, Kontributi për universitetin dhe kontributi në shoqëri.

  Fakulteti i Filologjisë:

 

  • Nazli Tyfekçi
  • Yllka Imeri

 

 Fakulteti i Edukimit:

  • Behxhet Gaxhiqi
  • Shyhrete Morina

 

     Fakulteti i Mjeksisë:

  • Hajrullah Latifi
  • Arben Boshnjaku

Article Gallery

tp-bottom