Prof. Ass. Dr. Merlinda Mula zgjedhet Prorektore për Buxhet dhe Financa

Prof. Ass. Dr. Merlinda Mula zgjedhet Prorektore për Buxhet dhe Financa

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 10.03.2022 (e enjte), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluara, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi propozimin për prorektore, prof. ass. dr. Melinda Mula – Prorektore për Buxhet dhe Financa. Prof. ass. dr. Melinda Mula kreu studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Arsimit të Mësimdhënësve pranë Universitetit të Lubjanës në Slloveni në Drejtimin e Arsimit të Mësimdhënësve me temën “Planifikimi dhe vlerësimi i një modeli për mësimdhënien dhe të nxënit e përqindjeve” dhe që nga viti 1994 është e angazhuar në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

tp-bottom