Njoftim

Njoftim

Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve "JAKOVA", bën promovimin e librit "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit", të autorit Adem Lushaj, libër i botuar nga Shtëpia botuese "Jalifat Publishing" me seli në Houston-Texas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libri në fjalë (i përkthyer në Gjuhën angleze), prezanton krimet serbe të kryera në Deçan dhe Junik (Juniku ishte fshat i Deçanit), gjatë periudhës janar-qershor të vitit 1999. Në këtë libër paraqiten dëshmitë e mbi 200, dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, dëshmi të marra gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, në bashkëpunim me International Crisys Group (ICG) dhe Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNj).

Qytetarët e këtyre komunave, e jo vetëm të këtyre, kishin përjetuar maltertimet më të rënda fizike e psiqike, burgosjet, plagosjet, vrasjet, djegiet e kufomave, e deri te krimi më i rëndë, dhunimet seksuale.

Promovimi i librit bëhet më 16 mars 2022, duke filluar nga ora 12.30, në sallën e Senatit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

Article Gallery

tp-bottom