Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt Dita Informuese e thirrjes për aplikime në programin Erasmus+ për vitin 2022

Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt Dita Informuese e thirrjes për aplikime në programin Erasmus+ për vitin 2022

Më 17 dhjetor 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë mbajti Ditën Informuese për stafin akademik dhe studentët për mundësitë e aplikimeve për shkëmbime akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare, në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2022.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i cili në hapje të takimit falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë për mundësitë e ofruara.

Më pas, Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, znj. Jehona Lushaku dhe asistentja, znj. Blerinë Zjaça, për stafin akademik dhe studentët, kanë dhënë informacione të detajuara se si të aplikojnë për:

  • Shkëmbime afatshkurtra/International Credit Mobility (ICM);
  • Master të përbashkët/Erasmus Mundus Joint Master Degrees (EMJMDs);
  • Projekte për ndërtimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë/Capacity Building for Higher Education (CBHE);
  • Projekte për Jean Monnet/Jean Monnet Actions (JMA).

Ky aktivitet pati për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në programin Erasmus+.

Për pyetje rreth procedurave të aplikimit dhe gjetjes së partnerëve, ju lutem kontaktoni Zyrën e Erasmus+ në Kosovë: [email protected].

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.

 

 

Article Gallery

tp-bottom