Pensionohet dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. asoc. dr. Idriz Berisha, i ndahet mirënjohje për kontributin në UFAGJ

Pensionohet dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. asoc. dr. Idriz Berisha, i ndahet mirënjohje për kontributin në UFAGJ

Më 15 dhjetor 2021, prof. asoc. dr. Idriz Berisha ka arritur moshën e pensionimit, për këtë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është organizuar një takim dhe koktej për të uruar profesorin Berisha, me dëshirat më të mira për kontributin e tij dhënë arsimit e shëndetësisë në Kosovë.

Me këtë rast, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, në fjalën e tij,  e ka përgëzuar për pensionimin dhe kontributin e dhënë në Universitet, prof. asoc. dr. Idriz Berishën, derisa e ka uruar për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur ndër vite. Rektori Nimani tha se profesori Berisha na ka mishëruar me vullnet të paepur dhe me një përkushtim të madh në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, andaj ne e kemi model punën e tij.

Për kontribut akademik, shkencor dhe edukativ në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, rektori prof. ass. dr. Artan Nimani i ka ndarë mirënjohje prof. asoc. dr. Idriz Berishës.

Kolegët nga Fakulteti i Mjekësisë kanë folur për veprën e profesorit Berisha, thanë se ne të gjithë krenohemi me punën e devotshme prej mësimdhënësi dhe doktori.

Prof. asoc. dr. Idriz Berisha u shpreh falënderues dhe mirënjohës për secilin që ka pasur fatin ta njoh dhe të bashkëpunoj. Ai tha se po e përfundon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrë me shumë vlera. Profesori Berisha, karriera e të cilit shtrihet në rreth 40 vjet punë si  doktor e më pas si profesor, është pensionuar këtë të mërkurë.

Puna e profesorit, prof. asoc. dr. Idriz Berisha, vlerësohet në të gjitha nivelet e shoqërisë në Kosovë, si dhe në nivel nacional.

Më poshtë e gjeni biografinë e prof. asoc. dr. Idriz Berishës.

NJЁ JETЁ KUSHTUAR SHËNDETËSISË, prof. asoc. dr. Idriz Berisha dhe veprimtaria e tij profesionale-shkencore

Article Gallery

tp-bottom