Rektori Nimani merr pjesë në Asamblen e Përgjithëshme të UNIMED

Rektori Nimani merr pjesë në Asamblen e Përgjithëshme të UNIMED

Me ftesë të Presidentit të UNIMED, prof. Francisco Matte Bon, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, prof. Hamid Ben Aziza, Rektori I universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë merr pjesë në Asamblen e Përgjithshme të UNIMED-it e cila mbahet jotradicionalisht onlinë më 13 dhjetor 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ky vit shënon 30 vjetorin e UNIMED. Që nga themelimi i saj në vitin 1991 falë angazhimit të prof. Franco Rizzi, UNIMED është rritur gradualisht me bashkëpunëtorë, projekte dhe aktivitete të shumta. Asambleja është  një mundësi jo vetëm për festë dhe ekuilibër, por për reflektim për të konsoliduar punën e deritanishme dhe për të diskutuar mbi vlerat themeluese të rrjetit të UNIMEd, e cila ende sot ruan një vitalitet të fortë dhe jo vetëm simbolik.

Asambleja plenare u inaugurua me fjalën hyrëse të Presidentit Francisco Matte Bon, Sekretarit të Përgjithshëm Hmaid Ben Aziza, Presidentit të Nderit Prof. Wail Benjelloun, pasuar nga Raporti i Drejtorit për aktivitetet e vazhdueshme.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është anëtarsuar si i vetmi universitet Kosovar në UNIMED më 30 gusht 2021.

Article Gallery

tp-bottom