UFAGJ pjesësmarrëse e Panairit Nacional të Punës dhe Karrierës 2021

UFAGJ pjesësmarrëse e Panairit Nacional të Punës dhe Karrierës 2021

Mbahet Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës, Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferave, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Universiteti „Fehmi Agani“ Gjakovë morri pjesë në këtë panair virtual si ekspozues në të cilën paraqiti profilin e saj për drejtimet e studimeve qe ofron.  

Hapjen e panairit e bëri Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Z. Hekuran Murati, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Z. Jörn Rohde dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Z. Naser Sahiti.

Pjesë e panairit përveç bizneseve të cilat paraqitnin punën dhe pozitat e tyre për punësim, praktika, etj. u mbajtën edhe sesione informuese dhe tryeza diskutimi.

Article Gallery

tp-bottom